Kategori
Postim

Inva Mula, koncert në Koper

Në mbrëmjen e datës 24 nëntor 2018, publiku slloven dhe shqiptar në Koper ishte dëshmitar i një ngjarje artistike, që vështirë se përsëritet. Në katedralen e qytetit u organizua koncerti i sopranos së madhe Inva Mula, shoqëruar nga pianistja Lule Elezi. Koncerti ishte pjesë e veprimtarive të shumta në kuadrin e Ditëve të Kulturës Shqiptare, organizuar nga Shoqata Shqiptare “Iliria”. Para koncerit të pranishmit i përshëndetën kryetari i Shoqatës “Iliria” Heset Ahmeti, ambasadori i Shqipërisë Pëllumb Qazimi dhe Profesor Shyqyri Nimani. I pranishëm, përveç publikut artdashës ishte edhe kleriku, drejtues i katedrales së Koperit. Koncerti i të mirënjohurës Inva Mula, përfqaqëson një ngjarje, që vështirë se përsëritet dhe që do të mbetet gjatë në memorien e të pranishmëve dhe të jetës artistike të qytetit. Koncerti u zhvillua pikërisht në atë katedrale, ku rreth tre shekuj më parë drejtonte meshat shqiptari Agustin Bruti. Para koncertit, në katedrale u zhvillua meshë në gjuhën shqipe dhe italiane, nën drejtimin e Don Krist Gjergjit, drejtues i Misionit Katolik Shqiptar në Zagreb.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.